×
  • Lajme
  • Lajme

    Në cilën parti do të aderojë gjatë javës Labinot Tahiri? E zbulon përmes kësaj fotografie

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 13:13

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një dedikim për kryeministrin në largim Ramush Haradinaj.


    Labi ka postuar një fotografi që ishte realizuar në ditën e parë që Haradinaj mori postin e kryeministrit. Përmes kësaj fotografie Labi ka thënë se “njeriun e drejtë mund ta sulmojnë në lloj-lloj mënyrash, por asnjëherë nuk mund t’ia marrin fatin e përcaktuar nga Zoti, shkruan Reporteri.net.

    Përmes këtij shkrimi Labi ka treguar se ka dy opsione për t’iu bashkuar ndonjë partie politike në Kosovës dhe se gjatë javës do t’i bashkangjitur njërës prej tyre, por duke mos përmendur emrat.

    Kohë më parë deputeti Tahiri kishte pranuar se është në negociata për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo, ai kohëve të fundit e ka lënë të hapur mundësinë që të bëhet pjesë e AAK-së.

    Postimi i plotë:

    Një shkrim i vogël!

    Kjo foto ishte në diten e parê kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj tê jet Kryeministër!
    Njeriun e drjtë mund ta sulmojne ne lloj lloj menyrash, por kurrë fatin që e ka bekua Zoti pêr të ecur përpara nuk mund të ia marrin!

    Nuk e di a do jem në këtē mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!
    Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!

    Thjeshtë ishte nje shkrim mirnjohës për bashkpunimin, vllazërorë, shpirtrorē, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!

    Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërise.

    https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/photos/a.840862022655850/2917834731625225/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAceTxt-XIG5WnyTQM3UEX2CvD5ikpurssmSzMz17y8oMhkiXXNQL_72b_9MBEkA3mvG_uQLgosz7nqTk7TdCoXYiLoos2bRtYbblelpAy9DPWSelQbFAvtWm8LsrO84hx87hXw813wtheBb3psfnTa0eQ_jpECvZJqXGmu4X8SrPxergJx1W6pVpPVGCYMBpQmlIiY03QOQEdvjsjcxLphbVyVlGE1X4BZQ-qiS_AcoyCYUadSpVG3nbROULHjSo8ouchLeEo8hh30QuaaJn4-x2hbVMtiCeCn2kyf-LAsNmRvA6aKqcVbUR8qaGU-KqP8RmRNXGkiYAktaSNxlnzesg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!