×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në Drenas bartja e maskës është e domosdoshme edhe kur s’ka pandemi”, mbahet protesta para Ministrisë

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 11:00

    Në mëngjesin e sotëm, disa qytetarë nga Komuna e Drenasit kanë protestuar para Objektit të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë.


    Kjo për shkak të pakënaqësive për gjendjen mjedisore në këtë qytet, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit, më saktësisht në Cikatovë.

    Organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori deklaroi se është alarmi i fundit për Qeverinë që të veprojnë urgjent për ndalimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit në Drenas.

    Protestuesit në këtë protestë prezantuan edhe disa mbetje të metaleve që shkaktohen nga fabrika Feronikel.

    Protestuesit në pankartat që i vendosen para Ministrisë , në disa prej tyre thuhej se “Në Drenas bartja e maskës është e domosdoshme edhe kur nuk ka pandemi” dhe “Drenasi është numër 1 me mjedis të kontaminuar”.

    Pas kësaj ngjarjeje, protestuesit u shpërndanë të qetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!