×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Drenicë vjen në shprehje sërish ‘ilegaliteti’, luajnë Play Station fshehtas dhe në mënyrë të organizuar

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 22:45

    Në krejt Kosovën po kërkohen që të ndalohen tubimet, të mbyllen kafet dhe restorantet dhe çdo biznes. Por në disa vende nuk është respektuar. Në Skenderaj ka vazhduar edhe sot inspektimi nëpër vende të ndryshme të komunës, për të parë nëse po respektohet vendimi.


    Në një nga fshatrat e kësaj komune, është parë se një lokal po funksiononte si hapësirë e përbashkët për lojëra të ndryshme, kryesisht nga Play Station. Kjo shihet nga disa fotografi të postuara nga kryetari i Komunës, Bekim Jashari, shkruan Reporteri.net

    “Nuk respektuan vendimin, mbyllen nga inspektorati i Komunës dhe Policia edhe tri biznese në Skenderaj
    Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sonte kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra”-Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njëjtit kishin mbajtur kundërligjshëm hapur lokalet. Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejmë.

    Komuna e Skenderajt bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19. Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve! Pa frikë, por me kujdes të shtuar!”, ka shkruar ai./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!