×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Dubravë gjenden granata dhe fishekë, ishin groposur gjatë kohës së luftës

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 11:02

    Në fshatin Dubravë të Suharekës të martën janë gjetur tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47.


    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kohës së luftës së fundit babai i ndjerë i ankuesit ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47.

    Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 (njëqind e dyzet) fishekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!