×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjykatën Themelore në Pejë mirëpritet projekti i financuar nga BE-ja, “Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale”

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 18:10

    Kompania vendore, Kosovo Legal Services Company (KLSC) ka realizuar një ndër projektet më të mëdha në fushën e drejtësisë. Me një punë intensive prej gati gjashtë vjetësh, KLSC ka krijuar sistemin ku çdo qytetar do të mund të tërheqë dokumentin e gjendjes së tij penale, online.

    Gjatë finalizimit të projektit “Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale”, në Gjykatën Themelore në Pejë, drejtori i KLSC-së, Bardhyl Hasanpapaj ka falënderuar punonjësit e kësaj Gjykate për punën dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të projektit.

    “Tani kemi ardhur drejt fundit të projektit dhe Gjykata e Pejës ka qenë një prej gjykatave me të cilën kemi bashkëpunuar më së miri. Këtu përkushtimi i të gjithë punonjësve ka qenë maksimal. Ju e dini më së miri vështirësitë që keni pasur sa i përket evidencës penale. Ky projekt i realizuar me sukses besoj fuqishëm se do të lehtësoj punën tuaj. Ne jemi gati kurdoherë që keni nevojë të ju ndihmojmë edhe në aspektin teknik edhe në atë profesional, që puna e juaj të jetë më efikase”, ka thënë Hasanpapaj, në mbyllje të projektit në Gjykatën e Pejës.

    E njëra ndër benefitet e shumta të këtij sistemi është se qytetarët tashmë mund të marrin certifikatën e gjendjes penale në çdo qytet që gjenden, falas, nga komoditeti i shtëpisë së tyre.

    Sistemi do të funksionojë përmes e-Kosova dhe nxjerrja e certifikatës online është falas. Përderisa marrja e të njëjtit dokument në Gjykata përveç që merr kohë është edhe me pagesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!