×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Karaçevë po qëndrojnë edhe njësia elitare FIT, arrestohen disa persona për krim të organizuar

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 21:23

    Është duke vazhduar në fshatin kufitar me Serbinë, Karacevë, aksioni i Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mëson se gjatë aksionit që nisi pak minuta më parë, deri tani janë arrestuar disa persona.

    Aksioni është duke vazhduar dhe përveç Njësisë Speciale në aksion janë të përfshirë edhe njësia elitë FIT, shkruan Reporteri.net.

    Cak i këtij aksioni janë kazinotë ilegale që operojnë tash e sa kohë në këtë zonë kufitare, që njihet për krim të organizuar, kontrabandë e prostitucion.

    Aksioni nisi derisa në Kuvend të Kosovës po diskutohej pikërisht ky problem. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën premtoi pikërisht mbylljen e kazinove në Karaçevë. /Reporteri.net/.

    EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës aksion në Karaçevë, cak krimi i organizuar në këtë zonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!