×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë fshat të Prizrenit shpëtohet një ari i vogël

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 20:06

    Në Nepregosht të Prizrenit sot është shpëtuar një ari i vogël. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Izet Osmanaj, inxhinier në Divizionin e Pyjeve.


    “Sot, me datë 28.05.2019, në një aksion të përbashkët me Policinë e Kosovës – Sreck dhe zyrtarë të Parkut Kombëtar ‘Sharri’, Zjarrfikësit e Prizrenit, zyrtarë të DBZHR – Autoriteti Pyjor Komunal Prizren shpëtuam ariuan e vogël në fshatin Nepregosht”, ka shkruar Osmanaj në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se ariu i vogël ishte sulmuar nga qenët e sharrit që ishin me kopenë e deleve duke kullotur në afërsi të fshatit Nepregosht. Nga frika ariu me shpejtësi është ngjitur në një dru në fshat.

    “Gjatë konsultimeve në mes vete lisin e premë në gjysmë, një punë e mrekullueshme nga zjarrfikësit, Yrjeti dhe Limani. Ariu u kap nga zyrtarët dhe u dërgua në vendin nga ka ardhë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!