×
  • Lajme
  • Lajme

    Në KQZ deri në ora 17:00 kanë aplikuar 18 subjekte politike

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 17:39

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në ora 17:00, ka pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike.


    Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Elezi u shpreh se janë ende duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 12 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë”, u shpreh Elezi për Telegrafin.

    Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!