×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Lipjan e Ferizaj e rrahën gruan rome, por në Kaçanik tregohet kulturë tjetër, e qerasin me kafe |FOTO

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 20:14

    Gruaja nga komuniteti rom e cila para disa ditësh u linçua nën akuza të rrejshme dhe u sulmua në Lipjan nga disa qytetarë, është sulmuar së fundmi edhe në Ferizaj.


    Por, ndryshe nga këto qytete që nuk e mirëpritën gruan e komunitetit rom, ka vepruar qyteti i Kaçanikut.

    Kjo u kuptua përmes një statusi dhe një fotografie të cilën e ka postuar në llogarinë Facebook, regjisori Ben Apollloni, shkruan Gazeta Observer.

    Apolloni ka treguar se këtë grua e kanë mirëpritur me kafe, derisa ky veprim i tij është mirëpritur nga miqtë në Facebook, të cilët me fjalë të mira kanë komentuar përbri fotografisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!