×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në mal pa sopatë”, Haki Abazi viziton në spital policin e plagosur në veri

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 13:40

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka njoftuar se ka vizituar policin e Kosovës, Ekrem Neziri, që u plagos dy net më parë në veri të Kosovës.

    Por, përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur i trishtuar nga gjendja e dhomës në QKUK, ku po qëndron polici Neziri.

    Ndër tjerash, deputeti ka treguar se polici ka folur vetëm për shokët e tij dhe ata që e duan këtë vend me jetën e tyre.

    Deputeti i VV-së 

    Në mal pa sopatë!

    Në dhomën e spitalit, vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër. Po, në vepër jo në teorinë e kapelës së Leninit as në çantën e varur në krahun e majtë për të tërhequr supin e krahut duke e bindur veten për pazëvendësueshmërinë e species unikale të zbritur nga qielli si misionar ideologjik. Etni e njejtë por mendësi patriarkale e Mugoshës.

    Në dhomën e spitalit kirurgjik vrimat e prizave dhe spinave te kacavjerrura mbi kokën e policit ishin poashtu evidente, ato pune të kryera shkel e shko me gerrdi. At vrima mbi koken e policit që kishte vrimën e bërë nga armiku, po vrimënne prizave, po bezat e bardhë të shkoqur që dukeshin si skenografi e një drame trishtuese.
    Në oborrin e QKUK kishte shumë vrima nga një kontraktor që po bënte kalime në mes të hapsirës së gjelbër, po asaj pak hapsire të gjelbër që ka mbetur në atë QKUK ku rrinte qeni topall. Aty përball kishte një ndjesi për vrimat që u bënë mbi trupin e nënës dhe foshnjës.

    E lashë policin në dhomën, afër tij kollitej me gjëmë një i sëmurë tjetër… Polici kishte zemrën më të madhe që e keni parë, ai fliste vetëm për shokët e tij, ata që e duan këtë vend me jetën e tyre. Ata që plumbin se bëjnë hesap e lere më avokatin, prokurorin e gjyqtarin e korruptuar deri në palcë që ka te veshura rroba me mijëra euro e mbathje me qindra euro ndërsa kombibusi i policëve tanë nuk ka bateri dhe ndoshta ajo makina e blinduar së paku do të vije si kompensim për mungesën e sigurimit jetsor.

    Veriu është i yni, policët janë të tanët, me përulje për gratë dhe burrat në shërbim të shtetit dhe kombit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!