×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Malishevë vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj rriqrave

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 11:23

    Nën drejtimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punën dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim.


    Duke u bazuar në raportimet e drejtorive, gjatë kësaj jave pritet të përfundojnë disa planifikime për këtë periudhë, ndërsa sa i përket buxhetit, sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, në katër mujorin e parë të këtij viti, janë realizuar rreth 300 mijë euro të hyra vetanake dhe duke u bazuar në këtë trend, deri në fund të vitit, pritet të realizohet planifikimi i grumbullimit të të hyrave vetanake, njofton zyra për informim e Komunës së Malishevës.

    Po ashtu, së shpejti pritet të fillojnë të realizohen edhe disa nga projektet kapitale, të planifikuara për këtë vit.

    Drejtoria e Kulturës, ka bërë të ditur se janë në përfundim të përgatitjeve për shënimin e manifestimit me rastin e 70 vjetorit të rënies së Rifat Berishës, manifestim i cili do të mbahet në Berishë.

    Sa i përket situatës me ethet hemorragjike krime kongo, u bë e ditur se janë duke u zhvilluar aktivitetet e planifikuara të masave parandaluese, si dhe janë duke u ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për rastet e thumbimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!