×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mes të Prishtinës dhe pikë të ditës: Gjuhen me armë dy grupe

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 15:06

    Të shtëna me armë kanë alarmuar banorët  e rrugës “Nazim Gafurri” në Prishtinë pasditen e sotme.


    Sipas policisë deri te të shtënat ka ardhur si pasojë e konfliktit mes dy grupeve, të cilët edhe pasi janë futur në veturat e tyre dhe janë larguar kanë vazhduar të shtënat, shkruan Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri.Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia njofton se lidhur me këtë rast ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!