×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mesin e të arrestuarve janë dy vëllezër, dyshohet se kanë dhënë ryshfet për një grant

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 12:59

    Është mbajtur seanca ndaj 11 të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e aksionit policor “Subvencioni 2021”.


    Bahri Ejupi, avokat i Pajtim Krasniqit, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm ndaj pretendimeve të Prokurorisë.

    Ai tha se Krasniqi nuk e mban pozitën zyrtare në AZHB, për të cilën është duke pretenduar Prokuroria.

    “Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer dy vepra penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’. Konsideron se ka prova të mjaftueshme. Mbrojtja e ka kundërshtuar pasi që i njëjti nuk është në pozitën për të cilën dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Edhe kolegët e tjerë e kanë kundërshtuar fuqishëm caktimin e paraburgimit. Ne i kemi dhënë arsyetimet tona se pse nuk duhet që tu caktohet kjo masë, por është çështje e Gjykatës.

    Më tutje avokati njoftoi se në këtë rast Krasniqi është së bashku me vëllain e tij.

    “Rasti është bashkë me vëllain e tij. Të dy dyshohet se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet. I njëjti ka pranuar një subvencion që është sipas rregullave dhe nuk ka të bëj me dhënie të ryshfetit”, ka thënë më tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!