×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas pak Clinton dhe Albright në sheshin kryesor të Prishtinës

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 10:53

    Sot në Kosovë shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, me ç’rast do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.


    Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

    Aty do të ketë shumë qytetarë të cilët do të mundë t’i përshëndesin dy figurat të cilat dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

    Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!