×
  • Lajme
  • Lajme

    Në orët e mbrëmjes një i ri është therur me thikë në Pejë, Policia arreston të dyshuarin

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 23:31

    Në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës një persona është therur me thikë, shkruan Reporteri.net.


    Siç mëson Reporteri.net nga  burime të Policisë në Pejë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në oborrin e Institutit të Bujqësisë në Pejë.

    “Viktima ka marrë plagë shpuese në pjesën e epërme të anës së djathtë të gjoksit dhe është dërguar në spital nga një veturë private. Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në  repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Pejës”, kanë thënë nga Policia në Pejë.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarje ku ka gjetur mjetin e përdorur. Njoftohet se është arrestuar edhe personi i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!