×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prag të zgjedhjeve, asamblisti i LDK-së në Podujevë i bashkohet VV-së

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 9:53

    Avni Fetahu i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.


    Vetëvendosja përmes një njoftimi zyrtar, ka bashkuar edhe fotografinë e Fetahut në zyrat e kësaj partie.

    “Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë”, thuhet në njofitm.

    Më poshtë, VV-ja ka publikuar edhe një biografi të Fetahut.

    “Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror. Avni Fetahu ka përvojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare. Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve”, përfundon njoftimi i VV-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!