×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pranga edhe një tjetër i dyshuar për kazinotë e Karaçeves

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 15:09

    Një tjetër peron i dyshuar është ndaluar për 48 orë arrest në lidhje me ushtrimin ilegal të aktivitetit të kazioneve në fshatin kufitar Karaçevë, të Kamenicës.


    I dyshuari Sh. Ilazi është vet paraqitur në Polici, të mërkurën, pasi i njëjti ishte ftuar si i dyshuar nga autoritetet kosovare, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Pas intervistimit në Polici të Gjilanit, Reporteri.net merr vesh se i njëjti është ndaluar për 48 orë arrest nga Prokurori i rastit, në pritje të vendimit të Gjykatës për masë të sigurisë.

    Aksioni kundër kazinove në Karaçevë, që përfundoi me rrënimin e tyre nga Polica, ka nisur më 19 shtator të këtij viti. I njëjti aksion ka vazhduar edhe me 1 tetor, me ç’rast kanë rezultuar 37 persona të arrestuar gjithsej. Në mesin e tyre edhe një numër i madh i policëve të cilit dyshohen se janë përfshirë në veprimtari ilegale të lojërave të fatit, kontrabandës e prostitucionit në këtë zonë kufitare me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!