×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë e tre komuna tjera, pacientët do ta kenë mjekun familjar

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 20:09

    Ministria e Shëndetësisë ka përzgjedhur QMF-në në Breg të Diellit dhe atë në Dardani në Prishtinë, pastaj Prizrenin, Lipjanin dhe Istogun. Ky proces pritet të fillojë prej vjeshtës me synimin që deri në vitin 2024 t’i përfshijë të gjitha komunat.

    Është gjithmonë i rregullt në veprimet për përkujdesje ndaj shendetit.

    Por ndryshe nga deri tash, Vehbi Kllokoqit së shpejti do i mundësohet të ketë mjekun e tij personal familjar.

    Kjo pasi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bregun e Diellit, në kryeqytet, së shpejti do të bëhet listimi i pacientëve.

    Listë kjo e cila do të ndihmojë në krijimin e një databaze me të dhëna të sakta të pacientëve për sëmundjet e tyre.

    E këtë po mirëpresin qytetarët.

    Sipas shefes së shërbimeve në QMF, Hana Deshishku, listimi i pacientëve e fuqizon lidhjen e mjekut në raport me familjen.

    Se cili është qëllimi i këtij projekti sa i përket digjitalizimit të kujdesit parësorë në kryeqytet, e tregon drejtori i shëndetësisë Izet Sadiku.

    Per listimin e pacienteve, Ministria e Shëndetësisë ka përzgjedhur QMF-te në Breg të Diellit dhe në Dardani në Prishtine, Prizrenin, Lipjanin dhe Istogun dhe ky proces pritet të fillojë prej vjeshtës me synimin që deri në vitin 2024 ti përfshijë të gjitha komunat. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!