×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë edhe 68 raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:43

    Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shënuar 214 raste të infektuara me coronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Sërish edhe sot Prishtina prinë me numrin më të madh të të infektuarve. Vetëm sot në Prishtinë janë shënuar 68 raste të reja me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Intituti Kombëtar i shëndetit Publik në Prishtinë janë regjistruar 68 raste, në Ferizaj 55 raste, Mitorvicë 35 raste të reja.

    “Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Kujtojmë që numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!