×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi po qarkullon kjo veturë e policisë serbe, provokon kosovarët për të rënë në dënime

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 10:20

    Fundjava po sjell mërgimtarë të shumtë në Kosovë. Për të hyrë në Kosovë në dy pikat kufitare, në Merdare dhe Dheu i Bardhë, mërgimtarët duhet presin afërsisht një orë, transmeton Gazeta Metro.


    Rruga të cilën e zgjedhin mërgimtarët për të ardhur në Kosovë është ajo që vije nga Sllovenia, për në Kroaci dhe më pas për të kaluar nga Serbia, për t’u futur në Kosovë.

    E një mërgimtarë ka kaluar sot nga Serbia dhe ka bërë apel për të gjithë mërgimtarët që kalojnë andej të kenë kujdes, pasi që një BMW e bardhë po provokon veturat me tabelat e huaja.

    Mërgimtari thotë se një BMW e bardhë po u bënë me drita veturave me të huaja dhe po i fton për garim në mes veturave, që më pas të i dënoj.

    Ai tutje ka treguar se si pasojë e këtij mashtrimi nga policia serbe, dy mërgimtarë kosovar me vetura me tabela zvicerane e kanë pësuar duke u gjobitur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!