×
  • Lajme
  • Lajme

    Në shtator pritet që Kosova të bëhet me Ligjin për Fondin Sovran

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 22:48

    Ligji për Fondin Sovran pritet që të shkojë në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor.

    Mentor Hyseni, udhëheqës i ekipit të ekspertëve të fushës së ekonomisë në Fondin Sovran tha se në shtator pritet që Kosova të bëhet me këtë Ligj.

    “Grupi për draftimin e koncept-dokumentit ka hartuar dokumentin për Fondin Sovran, është aprovuar në Qeveri, u caktu koordinatori, grupi i ekspertëve, është draftu ligji, ka dalë në konsultim publik, është bërë lansimi dhe tani do të shkojë në Kuvend, nëpër grupe parlamentare dhe mandej do të kalojë në seancë plenare”, tha Hyseni në emisionin “Kallxo Përnime”.

    Hyseni tha se pas votimit në Kuvend, do të fillojnë me bartjen e ndërmarrjeve publike dhe disa aseteve nga AKP-ja, ku edhe do të konsolidohet Fondi Sovran.

    “Trepça, KEK-u, Telekomi, Posta, Infrakosi dhe Trainkosi do të barten në Fondin Sovran, por kjo nuk do të thotë që nuk do të themelohen edhe ndërmarrje të reja”, theksoi ai.

    Kujtojmë se Fondi Sovran është shuma e mjeteve monetare që krijon Qeveria për qëllime të investimeve. Këto mjete monetare zakonisht mblidhen nga surpluset e rezervave, nga shitja e resurseve natyrore, nga privatizimet. Diçka e tillë ekziston në Norvegji, në Singapor, në Kuvajt, dhe shumë shtete tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!