×
  • Lajme
  • Lajme

    Në takim me Gjuriqin edhe Abrashi i LDK-së, zbulon arsyen

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 20:54

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.


    Në takim u raportua se është edhe deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

    Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar për Gazetën Sinjali arsyen e takimit me Drejtorin e të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV-së dhe Ardian Gjinin e AAK-së.

    Mediat kanë raportuar për një takim mes tyre që po mbahet në Tiranë, por Abrashi ka hedhur poshtë aludimet duke theksuar se bëhet fjalë për një takim të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

    “Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!