×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Tiranë ndodhet një memorial për ushtarët serbë

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 11:55

    Studiuesi Kastriot Dervishi publikoi një foto të marr në varrezat e Sharrës.


    Aty tregohet një memorial i vitit 1939 kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913, vite që njihen për masakrat çnjerëzore të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.

    Postimi i plotë:

    “Kjo fotografi që shikoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëve të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913. Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira. Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues dhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikurshëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60. Ushtarët i takojnë Batalionit të dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumta mbi popullsinë shqiptare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe” shkruan Dervishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!