×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë shumica e shitësve pa maska e dorëza, s’respektohet as distanca fizike

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 16:54

    Pas lehtësimit të masave, qytetarët thuajse në tërë vendin nuk është se po i respektojnë aq masat për parandalimin e coronavirusit, ky kryesoret janë vendosja e maskës mbrojtëse dhe dorëzave.


    Shumë qytetarë si në makete por edhe në vende të ndryshme i sheh pa maska e dorëza, ndërsa thuajse pak respektohet në përgjithësi edhe distanca fizike.

    Gjendje e njëjtë sot ishte edhe në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ku të ipet përshtypja se është një ditë normale tregu, ku fare pak sheh qytetarë me maska, ndërsa është shqetësuese se shitësit thuajse nuk kanë fare, shkruan Reporteri.net.

    Disa foto më poshtë tregojnë se si shitësit nuk kanë maska e as dorëza, kurse nuk respektohet as disantaca fizike, ku vërehet edhe grumbull i qytetarë duke blerë.

    Megjithatë ka edhe disa qytetarë që janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe kanë vendosur maska.

    Kujtojmë se mbrëmë u rritën rastet me coronavirus, ku 14 qytetarë u infektuan dhe vetëm dy u shëruan, për dallim nga ditët e kaluara që kishte shumë të shëruar e fare pak të prekur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!