×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën”, Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Ministres Haxhiu

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 10:34

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Sipas Abdixhikut, Albulena Haxhiu, duhet të japë dorëheqje, si akt moral pas rrëzimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

    Kreu i LDK-së ka thënë se “Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë”.

    “Nga logjika e ‘vajit në tepsi’, tek sulmet ndaj rendit juridik. Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të lartë në vend – cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik”, ka shkruar Abdixhiku. “Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?”

    Sipas Abdixhikut, pushteti aktual “kaq di”.

    “Përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë”, ka vazhduar ai.

    Të premten, Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për KPK-në duke thënë se ai shkel disa nene të Kushtetutës. Vendimi është pranuar nga Ministria e Drejtësisë, që megjithatë ka shprehur “vërejtje për disa pika të vendimit”.

    Vetë Haxhiu ka thënë se s’do të dorëhiqet, pas akuzave e kërkesave të LDK-së.

    Të premten Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm këtë ligj pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë, nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Gjykata i ka vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën, disa nene të ligjit.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e kontestoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin, në tërësi, të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

    Haxhiu, ka thënë se është një goditje për reformën në drejtësi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!