×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vend të përgjigjes për PDK’në: Dëshmi, kur i arrestuari për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove të Thesarit mblidhte vota për Kadri Veselin, Memlin Krasniqin e të tjerët

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 20:40

    “…i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”. Ky ishte fundi i komunikatës së PDK’së ku gjoja synohej të demantohej raportimi i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ se i arrestuari për vjedhjen e 2 milionë Eurove në Thesar të Shtetit është anëtar i partisë së Kadri Veselit.


    Komunikata e PDK’së pretendonte se Labinot Gruda është pjesë e LDK’së dhe theksohej se “qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë”.

    Por, për ta kuptuar se zyrtari i Ministrisë së Financave i arrestuar të martën për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove të Thesarit që u transferuan në llogari të një biznesi ndërtimi, – pronarët e së cilës ndodhen në arrati për të njëjtin rast, – nuk është dëshmi vetëm periudha kur Gruda u punësua në Ministri të Financave, e as shërbimi i tij për një kohë si drejtor në Komunën e Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK’së, por janë edhe postimet e tij kohë pas kohe në facebook.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ua sjell këto postime të tij, si dëshmi për lexuesit e saj për raportimet tona të bazuara dhe përgjigje për PDK’në dhe tendencën e saj për të demantuar gazetën.

    Në një nga postimet, Gruda shfaqë edhe listën me 5 emrat e tij të preferuar të kandidateve të PDK’së për deputetë, në mesin e tyre edhe kryetari Kadri Veseli dhe nënkryetari Memli Krasniqi, të vitit 2017 kur partia e Veselit kishte garuar si pjesë e koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, të njohur si PAN.

    Siç shihet në fotografi, mbështetja e Grudes për PDK’në nuk ka munguar as në zgjedhjet e fundit. E natyrisht se i është treguar i gëzuar shumë kur ish-kryetari i partisë Hashim Thaçi ishte bërë President i vendit.

    Labinot Gruda është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mësoi sot se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

    Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ishte liruar nga detyra për arsye te tij personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!