×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vendlindje presin kthimin e shpejtë të Nasim Haradinajt nga Specialja

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 21:04

    Deri para katër ditësh këto dyer qëndruan te hapura. Por, në ditët e fundit dyert e shtëpisë së Nasim Haradinajt janë mbyllur.


    Madje në shtëpinë e tij, siç duket nuk po qëndron askush.

    Ndërkohë, mungesa e tij po vërehet nga fqinjët.

    Muharrem Sejfia, që është një ndër me te moshuarit e këtij fshati, thotë e përjetuan rëndë arrestimin e Haradinajt.

    Sejfia thotë që është padrejtësi që më shumë se dy dekada pas luftës nuk ndiqet agresori por viktima.

    Tutje shpreson që sa më shpejtë Nasim Haradinaj të lirohet e të kthehet në familjen e shoqërinë e tij.

    Të padrejtë arrestimin e tij po e shohin edhe banorët e tjerë të fshatit.

    Një vend qe vizitohej shpesh nga Haradinaj, janë edhe varrezat e fshatit Gllogjan.

    Aty tani pushojnë shumë të afërm e shokë të tij, që ia mori lufta./T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!