×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vitin 1999 ishin 55 mijë ushtarë të KFOR-it, tash ka vetëm 3.500

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 12:48

    Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar, ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale, ka thënë komandanti i përgjithshëm i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjenerali, Michele Risi.


    “Besoj fuqishëm se situata stabile nga perspektiva e sigurisë është kusht i domosdoshëm për dialog dhe për bashkëpunim. KFOR-i do të vazhdojë ta japë kontributin e tij për ta kapërcyer situatën drejt një të ardhmeje më të ndritshme për gjeneratat më të reja të Kosovës”, deklaroi gjenerali Risi me rastin 21-vjetorit të hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

    Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.
    Përmirësimi i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it, nga 55,000 trupa sa ishin në vitin 1999 në rreth 3,500 trupa tani, transmeton REL.

    Sot Kosova është duke shënuar 21-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s me aktivitete të ndryshme.

    Kjo ditë njihet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!