×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vitin 2014, NISMA dhe AKR-ja i kishin “mbyllur sytë” për votat nga Serbia

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 15:17

    Nisma Social Demokrate dhe Aleanca Kosova e Re kanë gjasa të futën në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të PZAP-it për anulimin e votave nga Serbia.


    E dëmtuar më së shumti me këtë vendim po del të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e cila humbi 3 deputetë, ndërsa LDK-ja 1.

    Mirëpo, partia e Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit nuk kishin bërë një ankesë të tillë në vitin 2014 për fletëvotimet e Serbisë, shkruan Indeksonline.

    Pas këtyre votave, rezultatet për subjektet politike shqiptare kishin rënë në përqindje. Kësisoj, partia e Behgjet Pacollit s’kishte arritur ta kalonte pragun.

    Këto kishin qenë Rezultatet e vitit 2014 për subjektet politike pas përfundimit të numërimit të votave me postë:

    PDK + 215.362 -30,38%

    LDK 180.217 – 25,42%

    VV 96.106 – 13,56

    AAK 67.746 -9.56%

    SRPSKA 36.987 – 5,22%

    NISMA 36.605 – 5,16%

    AKR 33062 – 4,62%

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!