Sot nga zyrtarët policor të njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit , janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën grabitje.
Grabitja ka ndodhur me datën 26 korrik, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjir ari, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka njoftuar Policia.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.