×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën lot e mërzi: I jepet lamtumira e fundit gazetares së RTK-së

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 17:21

    Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila të enjten e kaluar ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.


    Shumë qytetarë, familjarë, e kolegë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares Sylejmani-Bllaca.

    Në emër të familjes Sylejmani-Bllaca, foli axha i saj, Fehmiu, i cili tha se gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca nuk ishte vetëm e jona, por e të gjithë shikuesve që ndoqën storiet e saj përmes mediumit publik.

    “Ardita nuk ishte vetëm e jona, ajo ishte e gjithë folësve shqip, që kanë hapur atë dritare, dhe kanë dëgjuar zërin e saj. Kërkojmë si familje t’ia bëni hallall”, tha ai.

    Ardita Sylejmani-Bllaca vdiq në Budapest të Hungarisë. Që nga viti 2010, ajo ka punuar si gazetare në Radio Televizionin e Kosovës. Ishte bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të  Kosovës në Hungari. Ajo la pas vetes bashkëshortin dhe tre fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!