×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna nga Istogu kërkon ndihmë për vajzën e saj: Ka defekt në sy nga maltretimi që ia bënë serbët

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 22:40

    Megjithëse kanë kaluar 20 vite që kur ka përfunduar lufta në Kosovë, pasojat ende vërehen shumë.


    Shteti i Serbisë ka vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë, formacionet e tyre ushtarake dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare, dhe për këtë ende asnjë i akuzuar.

    Së fundmi, një nënë nga fshati Veriq i Istogut ka kërkuar ndihmë për shërimin e vajzës së saj, të cilën thotë se e maltretuan serbët.

    26 vjeçarja, Gentiana Gecaj e ka të verbëruar njërin sy, dhe për tu shëruar ajo duhet të kryejë një operacion në Shkup i cili kushton 12 mijë euro, shkruan Indeksonline.

    Të ardhurat financiare të familjes Gecaj nuk mbulojnë asesi këtë operacion, andaj ata kërkojnë ndihmën tuaj.

    “Qika jem është maltretu në luftë nga militarët serbë, e kanë vërbu në njërin sy”, ka thënë nënë e saj, Bukurie Gecaj, transmeton Indeksonline.

    “Ju bëjë lutje deri në qiell si nanë që ka qef me pas sa ma mirë fëmijnë e vet edhe mu shpirti po më dhëmb kur po e shoh kështu as nuk del se po thotë krejt po më kqyrin edhe s’don me pa kërkush, turpërohet”, ka thënë tutje ajo.

    E ndërkohë që janë doktorët atë që i kanë dhënë shpresa për shërimin e vajzës së saj.

    “Mjekët na kanë dhënë shpresa që ka me u shëru, ama po kushton operacioni 12 mijë euro, na s’kemi mundësi e as ilaqet me i ble”, ka treguar tutje ajo.

    “Gentiana ka shku në shkollë vetëm deri në klasën e 8-të dhe më nuk ka shku, e ka lënë, pasi që është ndier keq. Ajo rrallë, tepër rrallë del nga shtëpia pasi që i vie keq kur të tjerët e shikojnë”, ka thënë në një prononcim për Indeksonline një familjare e Gentianës. /Indeksonline/

    Numri kontaktues: 045930410 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!