×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i AAK-së i bindur se pas zgjedhjeve do të ketë përsëri ‘qeveri Haradinaj’

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 12:01

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi thotë se asnjëherë nuk kanë qenë më të organizuar se tani për të shkuar në zgjedhje të reja. Ai shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen sivjet, do të ketë prapë një qeveri Haradinaj.


    Në një intervistë për KosovaPress, Smajl Latifi i cili drejton Komunën e Rahovecit, ka folur edhe për sfidat dhe projektet në këtë komunë.

    Smajl Latifi thotë se qeveria aktuale ka bashkëpunuar ngushtë me Komunën e Rahovecit, duke pranuar adresimet e komunës dhe duke dhënë mbështetje maksimale në vazhdimësi.

    Ai tregon i kanë dërguar në të gjitha ministritë përkatëse, planet dhe projektet e komunës dhe beson që do të fitojnë të drejtën të marrin përkrahje në të gjitha ato projekte që janë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

    Latifi thotë se do të punojnë që pas zgjedhjeve, të ketë një qeveri e cila vazhdon të jetë e fokusuar në komunë ne Rahovecit.

    Në këtë kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë për shpërndarjen e tij, në mënyrë që t’u hapet rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në AAK thonë të jenë mirë të organizuar dhe të gatshëm për secilën datë që caktohet për mbajtën e zgjedhjeve.

    Nënkryetari i Aleancës duke thënë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të organizuar, thekson se edhe qytetarët në Rahovec asnjëherë nuk e kanë pasur me qartë të vlerësojnë punën e nivelit qendror.

    Smajl Latifi i cili qeverisë me Komunën e Rahovecit, tregon edhe për sfidat me të cilat po përballet në drejtimin e kësaj komune.

    E një prej tyre që në disa vende ende nuk po gjen zgjidhje, është edhe mungesa e ujit të pijshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!