×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Kamenicës: Aksioni në Karaçevë, për t’u admiruar

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 22:19

    Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.


    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Jakupi ka dalë në vendin ku po zhvillohet aksioni.

    Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

    “Aksioni i sonte i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

    Ndërkohë edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

    https://www.facebook.com/faton.jakupi.1/posts/3751579794854443

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!