×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së: Goditja e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 23:49

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se një goditje e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti.


    Haziri tha se Gjykata Speciale do të ngrisë aktakuza të tjera, ndërsa thotë se goditja e parë ka prekur krerët e shtetit të Kosovës.

    “Goditja e re ka me ardhë shpejt. Kanë me u ngrit aktakuza kanë me u marrë njerëz në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë. Kjo është rruga që po kalon Kosova”, tha Haziri në KTV.

    “PDK edhe VV edhe partitë e tjera të cilët mund të preken nga Gjykata Speciale duhet të tregohen si burrështetas, siç të tjerët që dhanë dorëheqje”, shtoi Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!