×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e Kuvendit: Ka dyshime se në seancë ka të pranishëm deputetë që janë të prekur me Covid

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 12:06

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila është duke e udhëhequr seancën ku po pritet të votohet ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka shprehur dyshimin se në Kuvend ka të pranishëm deputetë që janë të prekur me Covid.


    Para fillimit të seancës, ajo ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për një konsultim të shkurtër, pasi sipas saj ka njoftime nga disa deputetë, se deputetë të caktuar të cilët kanë njoftuar se nuk mund të marrin pjesë nëpër komisione pasi janë të prekur me Covid, para katër – pesë ditësh, janë të pranishëm në këtë seancë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kështu që, para se të vazhdojmë, ju kisha lutur për një konsultim të shkurtër”, ka thënë nënkryetarja Nagavci.

    Por, pas konsultimit me shefat e grupeve parlamentare, ajo ka vazhduar seancën, pa dhënë sqarim nëse dyshimi i ngritur ishte i vërtetë apo jo. Megjithatë, nga forma se si ajo e ka vazhduar seancën, pa shprehur ndonjë shqetësim, nënkuptohet se pretendimi se në sallën e Kuvendit ka deputet të prekur me virusin corona, ka dalë të jetë i pasaktë. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!