×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e LDK-së: Kam qenë kritike ndaj partisë para se të bëhesha pjesë e saj

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 22:06

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, thotë se LDK-ja duhet të rikthehet pas rezultatit që pati në zgjedhjet e kaluara.


    Mjekiqi-Sadiku në Rubikon tha se sipas saj është mëkat nëse LDK-ja nuk vazhdon të jetë pjesë e spektrit politik në Kosovë, njofton Klan Kosova.

    “Partia ka nevojë për t’u rikthyer dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë pjesë e skenës politike pavarësisht se ka fituar një përqindje jo edhe aq të madhe në zgjedhjet e kaluara. E ka vendin e saj në skenën politike në Kosovë dhe unë e them shumë shpesh që për mua është mëkat nëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk vazhdon të jetë pjesë e spektrit politik në Kosovë për shkak të historisë së saj, jetëgjatësisë, pozicionimit të saj si parti e djathë dhe marrëdhënieve që ka ndërtuar me simotra të vendeve evropiane dhe për arsye tjera”.

    Nënkryetarja thotë se ishte kritike nga LDK-së edhe pak para se të bëhej pjesë e saj.

    “Tash është mundësia më e mirë për të kontribuar. Unë kam qenë kritike edhe pak para se të hyjë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të marrë këtë pozitë. Kam qenë kritike ndaj LDK-së ndaj mënyrës se si janë zhvilluar disa procese por kryesisht për shkak të mos reformimit të partisë sepse thash qoftë në pozitat që kam mbajtur qoftë në lëvizjet e mija nëpër terren kam arritur të kuptojë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndruar mirë sa i përket komunikimit me qytetarë dhe lidhjes me strukturat e veta me degë dhe nëndegë”.

    “Shpesh herë për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është thënë që nuk ka nxjerrë politika të mira porse i ka munguar komunikimi” tha Mjekiqi-Sadiku.

    Mjekiqi-Sadiku mes tjerash tregoi se vazhdon të mendoj që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhej të prishte koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Unë e kam shprehur këtë qëndrim edhe në kohën kur është prishur koalicioni gjatë zgjedhjeve duke deklaruar qëndrimin tim në atë kohë pa menduar më teje në qoftë se do të më vije mundësia të hyjë në LDK dhe ky është qëndrimi të cilin unë e kam ende”.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është dashur të prish koalicionin. Unë nuk i dijë detajet se si janë zhvilluar dhe në qoftë se me të vërtetë Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë iniciatorja apo ka qenë Lëvizja Vetëvendosje iniciatorja. Mirëpo, secila parti ka qëndrimin e vet, unë e di qëndrimin e LDK-së tash por kam qenë kundër që prishë koalicionin në kohë të zgjedhjeve dhe në fakt nuk do të kishte problem nëse do të prishej koalicioni e të vazhdonte Lëvizja Vetëvendosje me qeverisjen e saj”.

    “Për ne kjo është diçka e re sepse nuk kemi pasur qeveri te ashtuquajtura “minoritare” ku në qoftë se dy ore tri parti nuk merren vesh mes vete atëherë një parti e cila ka fituar numrin më të madh të votave në marrëveshje me të tjerat e formon qeverinë minoritare”.

    Mjekiqi-Sadiku foli edhe për qëndrimet e ish-kryetari të LDK-së, Isa Mustafa, që pati thënë se nuk bëhen pjesë e një koalicioni me LVV-në pasi prishin raportet me SHBA-të.

    “Këtë qëndrim e kemi dëgjuar nga LDK-ja e atëhershme dhe kryetari i atëhershëm, ajo që mendoj unë është që Kosova dhe gjitha partitë në Kosovë dallojnë pak për të mos thënë fare sa i përket qëndrimit karshi ShBA-ve dhe mendoj se të gjitha këto parti janë pro bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me ShBA-të”.

    “Mendoj se partitë politike kanë qenë një zëri pro aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    “Edhe me presidentin e ri, Joe Biden, e pamë që SHBA-të janë të përkushtuara të vazhdojnë të përkrahin Kosovën më tutje qoftë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe aplikimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja edhe pse pas marrëveshjes së Ëashingtonit tashmë kjo është e kufizuar”, tha Mjekqi-Sadiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!