×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e LDK-së: VV-ja ishte kundër Marrëveshjes së Washingtonit, tani janë në frymë me të

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:50

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku ka thënë se Qeveria Kurti 2 po qëndron në frymën e Marrëveshjes së Washingtonit.


    Ajo ka thënë se pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër kësaj Marrëveshjeje sa ishte në opozitë, tani në Qeveri nuk po e kundërshton të njëjtën.

    “Në fushatën parazgjedhore, përfaqësuesi i VV-së ka deklaruar në disa prej debateve që organizoheshin që në momentin e parë që vijnë në pushtet do të kërkojnë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, i bie shkelje e Marrëveshjes.”

    “Në të njëjtën kohë ishin kundër kësaj Marrëveshje, dhe tash i bie se në fakt janë në frymën e kësaj marrëveshje për faktin se nuk kanë kërkuar anëtarësim në organizata dhe nuk e kanë bërë të ditur se do të bëjnë një gjë të tillë”, tha ajo në KTV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!