×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e Prishtinës jep ide si ta kaloni fundjavën në kryeqytet

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 11:16

    Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka dhënë disa ide se si ta kaloni këtë fundjavë në kryeqytet.

    Ajo, përmes një postimi në facebook, ka dhënë tri destinacione.

    “Fillojeni me një eksplorim në detaj të hapësirës që dikur u njoh si Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e tashmë krejtsisht e transformuar për të funksionuar si Qendër për Praktikë Rrëfyese. Aty gjeni plot histori e intervenime artistike. Në dalje ndaluni shijojeni kafen në oborrin e lezetshëm plot qetësi. E gjeni në Rr. UÇK nr.110″, ka shkruar Sahatçiu në facebook.

    “Me një ecje të lehtë (edhe nëse ndaleni për qebapa super t’shijshme përgjatë rrugës) kaloni nëpërmjet Sheshit “Adem Jashari” për ta parë transformimin e përfolur “pink” të Trekëndëshit, për të vazhduar drejt te Hamami i Prishtinës apo ndryshe, Han Hamami i Fatih Sulltan Mehmetit të vitit 1400 me një intervenim mahnitës. E gjeni në Rr. “Zeki Shulemaja”, nr.53″, Shijojeni”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!