×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e Prishtinës: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet gjatë vitit 2023

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 16:15

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur sot një lajm të rëndësishëm për Komunën.

    Në udhëheqjen e panelit “Gratë, Hapësirat Publike dhe Kultura”, Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, pra, në vitin 2023, Komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

    “Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

    Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vij në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!