×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së kritikon qeverinë: Menaxhimi i pandemisë, kërkon edhe profesionalizëm përveç librezës partiake

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 10:53

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ishin vetëm 19 raste pozitive me COVID-19, dhe nuk kishte asnjë të vdekur ishte reagim histerik.

    “Reagim joracional, ishte votimi i mocionit të mosbesimit në kohën e epidemisë-pandemisë COVID-19 dhe menaxhimit të suksesshëm të saj nga ana e Qeverisë Kurti, e ku ishit pjesë edhe ju”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Më tej, ajo ka thënë se është “reagim i pamatur është të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra dhe të mos kuptosh se kjo kohë kërkon edhe profesionalizëm përveç librezës partiake”.

    https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/4012624635477427

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!