×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënoficeri i FSK-së që vdiq sot, çdo nëntor e bënte një gjest të mrekullueshëm

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:25

    Sot ka vdekur nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Baki Ejupi, pasi pësoi një atak kardiak.


    Përveç si ish-ushtar i UÇK-së dhe paslufte i FSK-së, Ejupi do të mbahet mend edhe për kujdesin që kishte për qytetin e tij Podujevën.

    Sa herë që vinte nëntori, Baki Ejupi, së bashku me bashkëvendës për çdo vit organizonte vendosjen e flamujve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

    Një gjë të tillë thoshte ta ketë borxh për ata që dhanë shumë për kombin shqiptar.

    “Kjo është një simbolikë shumë e vogël krahasim me punën dhe gjakun e derdhur për flamurin kombëtar. Unë kam shumë bashkëluftëtar që i kam njohtë që sot nuk janë ma në këtë botë. Mundohem nëpërmes kësaj punë simbolike me përcjellë amanetin e tyre që kurrë mos me harru simbolin kombëtar”, kishte deklaruar Ejupi më 26 nëntor të 2018-tës për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ejupi së bashku me vullnetarët tjerë brenda një dite kishte vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

    Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
    Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit FSK ka thënë se do ta njoftojë me kohë opinionin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!