×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntë pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 13:23

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 9 persona të infektuar me virusin COVID-19


    “Gjendja e pacientëve të sëmurë̈ me Covid 19 është si vijon: nga 9 raste të infektuar me Covid 19, 6 raste janë̈ në gjendje stabile. Dy raste janë duke u trajtuar ne repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa një rast është̈ duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, ka njoftuar Klinika Infektive.

    Po ashtu është bërë e ditur se një pacient do të lirohet sot.

    “Në repart vazhdon trajtimin 1 rast i cili është̈ negativizuar në testimet e fundit për Covid 19, por ka nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Sot lirohet një pacient në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi”, bëhet e ditur në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!