×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Nervoza e Kurtit tregon që nuk u koordinua me SHBA’të as me LDK’në: Paçarizi flet për arrogancën e Kryeministrit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 21:28

    Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka komentuar heqjen e taksës nga kryeministri Albin Kurti, e cila ndodhi gjatë ditës së sotme, vendim ky i komentuar tej mase pas deklaratave të tij për reciprocitet të cilat u tërhoqën tani, dhe këmbimeve që ai kërkoi nga Serbia në mënyrë që mos të kthehej taksa përsëri në qershor, shkruan Gazeta Metro.


    Paçarizi, i ftuar në një emision tha se Kurti vendimin e tregoi me plot arrogancë, e që kjo arrogancë ishte e qartë se po shfaqej pasi ishte një vendim i pakoordinuar, as me ndërkombëtarët e as me LDK’në, partner i koalicionit.

    ”Arroganca e Kurtit u përhap më vonë. Kjo nervozë e tij nuk është e koordinuar as me ndërkombëtarët as me LDK’në, kur u pyet për raportin me ta tha se ai e pëfaqëson Kosovën”, tha Paçarizi.

    Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se taksa 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars dhe nëse Serbia ndalon fushatën kundër vendit, ajo hiqet plotësisht më 1 prill , shkruan Gazeta Metro.

    Kujtojmë se ky veprim i Kryeministrit vjen pas presionit të vazhdueshëm të SHBA’së që dy vendet të rikthehen në tavolinën e dialogut./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!