×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021”

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 14:41

     11 të paraburgosurit që ngarkohen për veprat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti do të dalin nesër para gjykatës.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Është vendosur që nesër paradite të mbahet seanca. Gjyqtar do të jetë Naser Foniqi. Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

    Kujtojmë se policia e Kosovës të mërkurën të dyshuar për ryshfet e keqpërdorim me grante arrestoi 10 zyrtarë në mesin e të cilëve ishte edhe Agim Nuha dhe Luan Statovci.

    Reporteri.net raportoi sot se Agim Nuha është lënë i lirë dhe rasti ndaj tij do të hetohet. 

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!