×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 16:34

    Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhje.


    Nga kryesia kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 11:00, derisa kanë treguar edhe pikat e rendit të ditës.

    “Propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, Propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare, Shqyrtimi i kërkesave”, thuhet në njoftimin e Kryesisë, shkruan Reporteri.net.

    Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbledhjet e kryesisë do të mbahen të hënave, mirëpo, që këtë javë është shtyrë për të martë, shkaku i festimeve për 12 vjetorin e pavarësisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!