×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mos dilni pa çadra, do të ketë reshje shiu

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 13:27

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë së dielës pritet të ketë reshje shiu dhe mot me vranësira.


    Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin 2-3 gradë Celcius, ndërsa maksimalet në mes të 6 dhe 8 gradë Celcius.

    “Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë dëbore. Reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

    “Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHM-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!