×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Munih pritet që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen për hekurudhat

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 22:57

    Negociatat për hapjen e korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd, pas linjës ajrore, nesër pritet të marrin fund.


    Nga Munihu mësohet se nesër në mëngjes do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte negociuar në zyrën e ambasadorit Grenell para disa javësh nga palët negociuese të të dyja shteteve.

    “Nesër në orën 09:30 do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tashmë për këtë ngjarje janë njoftuar edhe gazetarët që po e mbulojnë Konferencën e Munihut këtu”, ka thënë një burim.

    Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës ishin takuar disa javë më parë në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.

    Në këtë takim të ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët ishte thënë se kanë zhvilluar “diskutime konstruktive” dhe i kanë përafruar qëndrimet që së shpejti do të çonin në një marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!