×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër Vuçiq merr një mesazh urgjent për Kosovën, nga Putini

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 13:39

    Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit do t’ia dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën.


    Ambasadori rus, siç njofton gazeta serbe “Blic”, të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.

    Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta serbe shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiqit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.

    “Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.

    Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!