×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër zbulohet fati i koalicionit VV-LDK, Mustafa në takim me njeriun e Trump

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 19:09

    LDK-ja ka njoftuar se shefi i partisë do të ketë një prej takimeve më me rëndësi, që pritet të diktojë edhe diskutimin lidhur me krijimin e Qeverisë.


    Përmes një njoftimi për media, LDK ka bërë të ditur se kryetari i partisë, Isa Mustafa do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ambasadorin Richard Grenell, shkruan Reporteri.net.,

    “Nesër (e enjte), më datë 23 janar 2020, në orën 11:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftim.

    E zyrtari i lartë amerikan Grenell, që konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Trump, sonte do të darkojë me presidentin Thaçi.

    Ndryshe, qëndrimi amerikan është që Qeveria të formohet sa më shpejt. Këtë gjë e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!